INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Saimir Kodra deklaron: 'Rezultova pozitiv me Covid-19'

Saimir Kodra deklaron: 'Rezultova pozitiv me Covid-19'

Publikuar më: 17:29 22-04-2020

Moderatori i emisionit “Stop”, Saimir Kodra, ka pranuar gjatë emisionit të tij se ka rezultuar pozitiv në analizën e Covid-19.

Kodra tregoi se ishte infektuar me koronavirus që në muajin janar dhe këtë e kishte vërtetuar analiza e tij.

Megjithatë, ai njoftoi se tashmë e ka mposhtur virusin dhe është shëndoshë e mirë.

“Dua t’ju tregoj se kam bërë analizën dhe doli se unë e isha infektuar nga koronavirusi, por e kam kaluar atë, madje që në janar”,- u shpreh ai.

Kodra shtoi se megjithëse ishte infektuar, nuk kishte pasur asnjë simptomë të Covid-19.

Kështu, ai ka vërtetuar se virusi ka hyrë në Shqipëri që në muajin janar, pavarësisht se askush nuk e dinte ç’rrezik na kanosej.

Article Logic
Execution time: 0.003572940826416