INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Saimir Tahir: I çuditshëm qëndrimi i TIA, të rishikojmë kontratën

Saimir Tahir: I çuditshëm qëndrimi i TIA, të rishikojmë kontratën

Publikuar më: 13:25 04-07-2016

Mediat i kanë zënë “udhën” Ministrit të Brendshëm Simir Tahiri pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Çështja e grabitjes së 1 milion eurove, në pistën e aeroportit të Rinasit është një çështje që ka marrë vëmëndjen e opinionit publik, por që ka sjellë dhe qëndrime kontradiktore mes Policisë së Shtetit dhe kompanisë konçesionare në Rinas. Për Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri ngjarja është e rëndë dhe sipas tij është cënuar siguria kombëtare.
Saimir Tahiri:
“Prokuroria dhe policia po hetojnë, sot ka njerëz që dalin para gjyaktës. Deklarata me duket e çuditshme. Unë besoj se hetimi do të zbardhë gjithcka. Është ngjarje shume e rëndë sepse cënon jo vetem rendin publik, por edhe sigurinë kombëtare. Ju ftoj të jeni më të vëmensdshëm lidhur institucionet që kanë përgjegjësi në aeroportin e rinasit. Ka që në 2004 një kontratë koncesionare e cila ndalon policinë të kujdeset për sigurinë në aeroportin e Rinasit. Policia kujdeset për sigurinë e udhëtarëve në terminal. Bëhet fjalë për masat në terminalin e udhëtatrëve. Unë besoj se kontrata konçesionare duhet riparë sepse nuk mund të ecët përpara me këtë lojë kukamfshehti se kush e ka fajin.
Shqetësimi se elementët e sigurisë janë të dëmtuar në aeroportin e Rinasit, Ministri i Brendshëm Tahiri tha se kjo kërkon zgjidhje të menjëhershme.
Saimir Tahiri:
“Teste të njëpasnjëshme kanë treguar dobësi themelore të sigurisë për shkak të përgjegjësisë direkte të koncesionarit dhe asaj kompanisë që paguahet nga taksapaguesit për të ruajtur sigurinë. Ndërkohë ka dështuar ta bëjë këtë punë. Osë të kontraktohet policia dhe ta bëjë atë detyrë policia e shtetit ose të rishikohet në themel kotrata koncesionare. Unë them që jemi në kohë për të garantuar maksimumin që sistemi të mos dështojë. Shqipëria ia ka besuar me një kontratë koncesionare që në vitin 2005, sigurinë dhe menaxhimin e aeroportit një kompania private, në këto kushte kompania duhet të plotësojë detyrimet. Nuk po shmang përgjegjësinë e policisë së shtetit sepse besoj që policia duhet të bëjë më shumë, kemi bërë shumë për të pastruar policinë nga të korruptuarit”.

Article Logic
Execution time: 0.0019440650939941