Prej 2 orë e 30 minuta, ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për akuzat që i janë faturuar në lidhje me dosjen “Habilaj”. Pas prononcimit për gazetarët menjëherë sapo doli nga ambientet e Prokurorisë, këtë herë, Tahiri reagon përmes një statusi në Facebook.
Deputeti i PS shkruan se do vijojë betejën për të vërtetën deri në fund. "Rruga per te verteten vazhdon, cdo ore, cdo dite...deri ne fund! Faleminderit te gjitheve", shkruan Tahiri në Facebook.