INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Saimir Tahiri lihet i lirë. Apeli i heq masën 'arrest shtëpie' ish-ministrit të Brendshëm

Saimir Tahiri lihet i lirë. Apeli i heq masën 'arrest shtëpie' ish-ministrit të Brendshëm

Publikuar më: 15:06 28-05-2018

Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka vendosur të heqë masën “arrest shtëpie” për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. “Apeli shfuqizoi masën arrest shtëpie për ish-ministrin”, u shpreh avokati i Tahirit, Maks Haxhia. Ai ndodhej në arrest shtëpie që prej datës 12 Maj, masë e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Vendimi rrëzon gjykatën e Shkallës së Parë. Avokati Maks Haxhia është shprehur se Gjykata e Apelit ka vendosur të shuaj masën e sigurisë për Saimir Tahirin, duke e lënë të lirë, ndërsa tha se me këto prova që ka paraqitur deri tani Prokuroria, atij i takon pafajësia. “Ishte një fitore për praktikën, lidhur me masat e sigurisë, sepse ka një praktikë nga Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kur jepet një masë sigurie. Thashë edhe herën e kaluar, gjykata e shkallës së parë mori një vendim të ndërmjetëm. Prokuroria kërkonte “arrest në burg” mbi të njëjtat materiale që ishin prej kohësh. Të dyja letërporositë, janë konfirmim i veprimeve të fiksuara më para në proces dhe lidhen me udhëtimet e zotit Tahiri dhe familjes së tij për të kaluar pushim. Një tjetër ishte për menaxherin e dyqanit “Hugo Boss”, i cili tha se nuk e ka parë asnjëherë Tahirin. Edhe në xhiron e ditës nuk kishte të pasqyruar blerjen e një kostumi siç flitej, nuk ishte shitur në ato data që thuhej. Konfirmohej vetëm një shitje në shumën e 5 mijë eurove por jo e dy byrzylykëve por i disa bizhuterive. ” , tha avokati i Tahirit. Avokati i tahirit pohoi se në Gjykatën e Lartë është procesi për pasaportën e Saimir Tahirit.

Article Logic
Execution time: 0.0035629272460938