INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Saimir Tahiri, Llalla dhe “peshqit e mëdhenj”, Ambasadori Lu jep deklaratën “bombë” për Eskobarin e Ballkanit

Saimir Tahiri, Llalla dhe “peshqit e mëdhenj”, Ambasadori Lu jep deklaratën “bombë” për Eskobarin e Ballkanit

Publikuar më: 20:59 05-04-2018

Eskobari i Ballkanit fshihet në Shqipëri? 

Kryediplomati amerikan Donald Lu i ftuar në Opinion ka folur për “peshqit e mëdhenj”. Në intervistën e tij, teksa po fliste për Arbër Çekajn, përgjegjës për trafikimin e 613 kg kokainë, Donald Lu deklaroi se Eskobari i Ballkanit aktualisht ndodhet në Shqipëri. 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, tha se mendohet që Balili, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, ndodhet në Shqipëri dhe shumë shpejt pritet të vihet në pranga

Blendi Fevziu: Ai u zhduk …(për Arbër Çekaj)
Ambasadori Lu: U zhduk por tani ka një mandat arresti ndërkombëtar për të dhe Shqipëria po e kërkon kudo në Europë dhe ne po ndihmojmë për këtë. Klement Balili, po ashtu me mandat arresti ndërkombëtar. Ne, amerikanët, besojmë se është ende në Shqipëri dhe ka mundësi të arrestohet në ditët që vijnë. Po shtyjmë shumë fort për këtë. E dini, Z. Balili është dënuar tashmë në Greqi për trafik droge.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  mbi të gjitha foli për reformën në drejtësi dhe arrestimin e atyre të ashtuquajtur ‘peshq të mëdhenj’.
Ai tha se hetimet për ish ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri, kanë avancuar dhe se pritet të procedohet me ndjekje penale.
“Po hetohet çështja ‘Tahiri’ dhe jemi pranë procedimit me ndjekje penale. Shtetet e Bashkuara kanë këmbëngulur që gjykimi i tij të bëhet në Gjykatë dhe jo të lihet në dorë të politikanëve shqiptarë”, deklaroi Lu.

Ambasadori amerikan deklaroi se qeveria dhe ambasada amerikane ka prova të besueshme që ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është i përfshirë në raste korrupsioni.

Article Logic
Execution time: 0.0034751892089844