INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Saimir Tahiri merr në mbrojtje Haki Çakon, sulmon opozitën

Saimir Tahiri merr në mbrojtje Haki Çakon, sulmon opozitën

Publikuar më: 14:31 07-06-2016

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mbështet publikisht Haki Çakon dhe dy punonjësit e tjerë, për të cilët Prokuroria e Tiranës urdhëroi pezullimin nga detyra.
Saimir Tahiri:
“Unë jam shumë i vetëdijshëm që drejtori i policisë dhe dy punonjësit nuk kanë shkelur ligjin në asnjë sekond të ushtrimit të punës së tyre. Nuk kanë bërë asnjë përgjim dhe asgjë qoftë dhe largësisht e afërt me përgjimin. Publikisht i jap mbështetjen time institucionale dhe të qeverisë drejtorit dhe dy punonjësit e policisë dhe cdo polici që kryen detyrën me përkushtim dhe devotshmëri e ndershmëri duke besuar shumë fortë se policia shtetit ka një mision të shenjtë për ti shërbyer qytetarëve, Janë të shumtë ata që nuk duan reformën në drejtësi.
Por kreu i Ministrisë së Brendshme ka dhe një argument se përse erdhi ky vendim nga organi i akuzës, pikërisht një ditë pasi dy lidërit politik Rama – Basha nuk gjetën kompromisin për reformën në drejtësi.
Saimir Tahiri:
“Sot u pa në mënyrë të paekuivoke dhe u bë shumë evidente se ata që nuk duan reformën e drejtësisë janë të gatshëm të bëjnë gjithçka. Sot u pa kush është i gatshëm të bëjë gjithçka për të shpëtuar ata që nuk duan reformën e drejtësisë. Edhe sistemet më të korruptuara, instancat më të korruptuara në prokurori e gjyqësor nuk do të guxonin kurrë të shkonin deri këtu për të penguar reformën në drejtësi. Nuk do të guxonin të shkonin kurrë deri këtu për të penguar reformën në drejtësi. Jemi gati të përballemi me cilindo që nuk e do reformën në drejtësi
E kuptoj që opozita bashkë me frontin e të keqes që sot nxorri kokën dhe nuk e do reformën në drejtësi. Ashtu siç janë të gatshëm të bëjnë gjithka të shtëpojnë Saliun. Unë e kuptoj që opozita gjendet ngushtë, bashkë me frontin e së keqes që sot nxorri kokën dhe nuk e do reformën në drejtësi. Ashtu siç kuptoj shumë mirë sakrificën e madhe të gjithë atyre që janë të gatshëm të bëjnë gjithçka vetëm për të shpëtuar Saliun të mos mbetet me gjithë gishtin në gojë”.

Article Logic
Execution time: 0.0044450759887695