INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Saimir Tahiri ndihet i dorëzuar: Unë po shkoj në burg...

Saimir Tahiri ndihet i dorëzuar: Unë po shkoj në burg...

Publikuar më: 21:47 19-10-2017

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka deklaruar se Prokuroria për Krimet e Rënda, ka kërkuar arrestimin e tij, por jo hetimin. Tahiri tha se kjo Prokurori po bën atë që se ka bërë kurrë me asnjë politikan tjetër.
Sipas tij, ajo po kërkon direkt arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, por pa hetuar lidhjet e tij me grupin kriminal të Habilajve.

“Kuvendi është thirrur të votojë, nëse unë do shkoj në burg apo jo. Dhe jo nëse do hetohem apo jo. Nëse do arrestohem apo jo dhe jo nëse do hetojë Prokuroria. Prokuroria ka kërkuar një gjë që se ka kërkuar për asnjë politikan në Shqipëri që nga vitet ’91. Unë jam njeriu që nuk i kam kursyer fjalët për Prokurorinë dhe prokurorin dhe gjyqtar. Përsë kohë unë jam një subjekt, që Prokuroria më ka marrë në hetim, unë do rezervohem të flas”, tha Tahiri.


Tahiri ka sjellë në kujtesë ngjarjen e Gërdecit duke sulmuar kryeministrin Berisha, djalin e tij dhe Presidentin Meta.

“Djali i Sali Berishës ka folur 30 minuta pas ngjarjes së Gërdecit me pronarin e asaj ndërmarrje dhe nuk është thirrur një herë nga prokuroria, se cfarë foli me këtë njeri që vrau 26 veta. Ndërkohë që unë po shkoj në burg, unë po arrestohem. Një tjetër që del duke kërkuar 7% dhe numëruar fletët e bllokut dhe nuk shkoi në burg, sot është President i Republikës. Kjo është Shqipëria” deklaroi Tahiri.

Article Logic
Execution time: 0.0037369728088379