INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Saimir Tahiri në “arrest shtëpie”, Basha dhe Vasili kanë dy fjalë për të thënë [FOTO]

Saimir Tahiri në “arrest shtëpie”, Basha dhe Vasili kanë dy fjalë për të thënë [FOTO]

Publikuar më: 20:08 12-05-2018

Pas Ramës, Berishës e Kryemadhit, komenti i radhës vjen nga kreu demokrat, Lulzim Basha, në lidhje me vendimin për Tahirin. Ai e ka cilësuar një lojë mes Ramës e Tahirit. Me anë të një statusi në Facebook, Basha shprehet se “Arresti i shtëpisë” i Saimir Tahirit, nuk është vendim i drejtësisë, por vendim politik i Edi Ramës.

Duke qëndruar në të njëjtën linjë, ai shton se Tahiri duhet të ishte sot në qeli, dhe jo në “arrest shtëpie”.

Loja Rama –Tahiri vazhdon.

Arresti i shtëpisë i Saimir Tahirit nuk është vendim i drejtësisë, por vendim politik i Edi Ramës. Ky është dorëzimi i kontrolluar që paralajmëruam vetëm 3 ditë më parë, pjesë e paktit mafioz Rama-Tahiri.

Saimir Tahiri duhet të ishte sot në qeli dhe jo në arrest shtëpie. Qeveri partnere kanë sjellë javët e fundit të tjera prova që rikonfirmojnë se Saimir Tahiri ishte pjesë aktive e organizatës kriminale të Habilajve për trafikun e drogës.

Arresti i shtëpisë për Saimir Tahirin është mashtrimi i rradhës i Edi Ramës ndaj shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Kjo është po kështu prova se lëvizjet e paligjshme në prokurori kanë për qëllim mbylljen e dosjes Tahiri.

Tahiri nuk burgoset dhe as nuk dënohet sepse e mbron dhe e ruan Rama. Sepse Tahiri dhe Rama janë një.

alb.png

 

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka komentuar vendimin e gjykatës për lënien në arrest shtëpie të ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Përmes një postimi në Facebook, Vasili shkruan se Kryemadhi e kishte parashikuar këtë lojë të Ramës, dhe dënimi i Tahirit nuk përbën lajm.

Postimi i Vasilit: Kryemadhi parashikoi pike per pike veprimet e lapangjozeve per Tahirin.

Me ketë Kryeminister, qe ja kane vene kembet kryq kriminelet s'ka asnje surprize.

Lapangjozet jane kaq te trashe dhe te parashikueshem sa s'bejne me as lajm.

Monika Kryemadhi dhjete dite me pare jua paratregoi te gjitheve estraden qe do shikonin sot.

Ja cthoshte Kryemadhi per keta palaço qe ne 3 maj dhe gjykoni vete:

“Çështja Tahiri” nuk mbyllet me një arrest shtëpie të tij, është një çështje që do të vazhdojë. E kam thënë dhe sot paradite, Tahiri është një ushtar në perandorinë e Edi Ramës."

vasilios.png

Article Logic
Execution time: 0.003605842590332