INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Saimir Tahiri: Në nëntor nis regjistrimi real i popullsisë

Saimir Tahiri: Në nëntor nis regjistrimi real i popullsisë

Publikuar më: 17:56 28-10-2016

Në ceremoninë e mbajtur në Vlorë, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, deklaroi se më 15 nëntor do të nisë procesi i regjistrimit të popullsisë.

“Ne jemi në fazën më të rëndësishme të popullimit. Me kryetarët e bashkisë e kam ndarë pjesën më të madhe të këtij procesi. Janë mjaft të vetëdijshëm për detyrat që ka secili. Në Zyrat e Urbanistikës janë mjaft të vetëdijshëm për detyrat që ka çdo zyrë, çdo punonjës, çdo ndërlidhës me komunitetin, çdo kryeplak, çdo punonjës i Policisë së Shtetit në çdo zonë. Ajo që duhet është që të mos neglizhojmë”, tha Tahiri.

Sipas tij, janë 1.200 të rinj të cilët do të angazhohen ditë për ditë nga sot e 6 muaj për të bërë këtë regjistrim. “Është procesi më i rëndësishëm për të pasur më në fund një pasqyrë të denjë dhe reale në fund të të cilës do kemi një Shqipëri si në letër ashtu edhe në realitet”, shtoi Tahiri.

Në këtë proces Ministria e Brendshme ka përfshirë edhe Ministrinë e Energjitikës. Ajo do të angazhojë 1 mijë e 200 të rinj të cilët do të regjistrojnë derë më derë çdo shtetas shqiptar që banon në vend.

Article Logic
Execution time: 0.0039248466491699