Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i është drejtuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Grupi i prokurorëve që po hetojnë çështjen e tij, kanë ftuar Saimir Tahirin këtë të premte për ta marrë në pyetje. Mësohet se deputeti Saimir Tahiri ka pranuar kërkesën e prokurorëve dhe do të hyjë në Prokurorinë për Krimet e Rënda për t’u pyetur duke nisur nga ora 14:00. Tahiri ka mbërritur fiks në orar në Prokurori.
Marrja në pyetje nga organi i akuzës, të deputetit Tahiri vjen një ditë pas kontrollit të banesës nga oficerët gjyqësore kryen kontrollin, ndërsa në mediat thuhet se nuk gjetën asnjë gjë që ta implikojë deputetin me grupin e Habiljave në trafikun e drogës drejt Italisë.
Vetë Tahiri ka kërkuar më shumë se një herë që të merret në pyetje personalisht, për t’i shkuar deri në fund, sipas tij, të vërtetës.
Edhe gjatë mbrojtjes përpara Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, ish-ministri i Brendshëm deklaroi se nuk i ishte kërkuar për asnjë moment dëshmia e prokurorëve për hetimin ndaj tij.