INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Saimir Tahiri: Nuk i njoh Habilajt, nuk kam udhëtuar me ta

Saimir Tahiri: Nuk i njoh Habilajt, nuk kam udhëtuar me ta

Publikuar më: 20:46 19-10-2017

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, sonte në studion e emisionit Opinion ka deklaruar se me Habilajt nuk e lidh asgjë dhe nuk ka pasur asnjëherë marrëdhënie me ta.
Ish-ministri ka pranuar lidhjen e largët farefisnore me dy trafikantët, por ka vënë në dukje se ka vetëm përgjegjësi morale për makinën që ka shitur vite më parë, asgjë më tepër.
Tahiri theksoi se ata mund të jenë kushërinjtë e rangut të dhjetë, madje aq të largët sa nuk ka pasur asnjë marrëdhënie me ta.
Ai tregoi se nuk ka ngrënë kurrë darka apo dreka me Habiljat, pasi marrëdhënia me ta nuk ka ekzistuar kurrë. Tahiri theksoi se mban përgjegjësi morale dhe jo ligjore për shitjen e makinës personave për të cilët nuk kishte kërkuar se çfarë aktiviteti zhvillojnë.

Cfarë lidhje familjare keni me Habilajt?

Janë kushërinj shumë të largët, me të cilët s’kam marrëdhënie.

Kishit marrëdhënie me ta?

Janë kushërinj të shtatë apo të tetë. Nuk kam ngrënë drekë kurrë me ta. Nuk e njoh Dritan Zaganin. Nuk kam pasur marrëdhënie që të rri dhe të ndaj gjëra të mia. Nuk di të them nëse kemi ndenjur në festa familjare. Aq më pak të kisha marrëdhënie që të lejoja zhvillimin e aktivieteti kriminal. E vetmja marrëdhënie e imja që unë sot ndihem fajtor është që unë pak ditë pas marrjes së detyrës si ministër shita makinën. Makina u shit në një noter, u pasqyrua në regjistrin elekronik.

Pse ia shitët këtyre?

E shita me noteri.

Sa e shitët?

Nuk e kujtoj. Por me çmimin real. Kam riudhëtuar 2 apo 3 herë, janë raste kur kam shkuar me pushime me tim bir, bashkëshorten, babin dhe nënën.

Keni qenë i shoqëurar me Artan Habilajn?

S’ka udhëtuar kurrë në makinën time ai dhe askush tjetër, kurrë. Gabimi im është që për kollajllëk që mos përdorja makinën zyrtare që të shkoja me pushime dhe kam marrë makinën që kisha mundësi ta merrja për kollajllëk, ia kam kërkuar xhaxhait tim meqë u bë shkesi ta shisja. Unë mund të kërkoja cdo makinë, mua më shkoi në mend në atë kohë pa paragjykuar te merrja makinen qe e kisha shitur.

Po një skaf në pronësi tuaj e mirëmbanin Habilajt?

“Skam pasur asnjëherë në pronësi një skaf. As kam shkuar të dreka me ta, as kam ndenjur në Vlorë. Ata nuk kanë udhëtuar kurrë në makinën time. Është thashethem,unë nuk jam ndaluar kurrë nga policia italiane, greke, apo qoftë nga një agjenci e vetme.”

Article Logic
Execution time: 0.0027720928192139