INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Saimir Tahiri sërish në Gjykatë. Ja për çfarë bëhet fjalë

Saimir Tahiri sërish në Gjykatë. Ja për çfarë bëhet fjalë

Publikuar më: 15:21 26-12-2017

Gjatë drekës së sotme Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda ku do të shqyrtohet ankesa e tij kundër vendimit për bllokimin e pasaportës. Vendim ky që e ndalonte Saimir Tahirin të largohej nga Shqipëria deri ën përfundim të hetimeve. Sipas avokatit masa e dhënë ndaj klientit të tij nuk është një masë në përputhje me ligjin për faktin se hetimet janë duke u zhvilluar dhe se klienti i tij nuk përbën rrezik as për prishjen e provave dhe as për largimin jashtë Shqipërisë.
Madje sipas avokatit vetë Saimir Tahiri është vetë personi më i interesuar për t'i shkuar deri në fund këtij hetimi. Bllokimi i pasaportës nga Krimet e Rënda u bë më 12 dhjetor. Kjo erdhi, sipas prokurorisë, pas provave të reja të siguruara nga hetimet e dosjes "Habilaj".

Article Logic
Execution time: 0.0038869380950928