INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Saimir Tahiri shkon si ''i pandehur'' me avokatin në gjykatë. Ja çfarë pritet të ndodhë

Saimir Tahiri shkon si ''i pandehur'' me avokatin në gjykatë. Ja çfarë pritet të ndodhë

Publikuar më: 10:16 07-03-2019

Kalvari me drejtësinë për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri vijon. Një javë pasi u zyrtarizua si i pandehur, ish-ministri është parë sot në ambientet e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, ku pritet të jepet vendimi për të.

Më 28 shkurt Prokuroria për Krime të rënda mbylli hetimet dhe çoi dosjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në Gjykatë me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.
Pasi u njoh me akuzat Tahiri zgjodhi të komentojë me ironi se pas Aldo Bares ndoshta është i dyti me këtë akuzë.

Ndonëse tha se do respektojë drejtësinë, ish-ministri tha se kjo pritej duke e cilësuar proces të turpshëm, politik e të komanduar.

Tahiri nuk pranoi të thoshte se nga komandohet prokuroria në akuzat e ngritura ndaj tij, por tha se politika krimi dhe drejtësia janë aq bashkë sa ç’ështe dhe ati, biri dhe shpirti i shenjtë.

Article Logic
Execution time: 0.0038058757781982