Kryesuesi në listën e PS për Tiranën Saimir Tahiri ka bërë një deklaratë të fortë kundër LSI.
Ai sjellë në vëmendje deklaratën e Metës, pak ditë më parë, sipas të cilit nuk do e kapin dot linjën që të flasin me të në celular pas fitores së 25 qershorit .
Sipas Tahirit, me këtë Meta donte të thoshte që te telefoni Petrit Vasilit do varet nëse Shqipëria do shkojë majtas apo djathtas, dhe pse shprehet qe ai nuk ndan të njëtin mendim me të.
Ai u shpreh se vota për LSI e vështirëson rrugën për “Shqipërinë që duam”.
“Nuk e di a e dëgjuat dje Ilir Metën kur tha se në datë 26 do vihen në radhë për të marrë në telefon Petrit Vasilin. Mesa kuptova ai donte të thoshte që te telefoni Petrit Vasilit do varet nëse Shqipëria do shkojë majtas apo djathtas. Ai ka të gjithë të drejtën të mendojë dhe të besojë që do ndodhë ashtu. Unë mendoj një gjë tjetër: te ai telefoni dhe te vota për LSI¬në vështirësohet rruga jonë për Shqipërinë që duam. Vota për Partinë Socialiste i hap rrugën Shqipërisë që duam dhe besimit të qytetarëve se ky vend mund të bëhet një ditë”, tha Tahiri.
Pas deklaratave të Saimir Tahirit, sipas të cilit votat për LSI e vështirësojnë për “Shqipërinë që duam”, ka reaguar kreu i grupit të LSI Luan Rama.
Gjatë një takimi elektoral me qytetarët e Kukësit, Rama është shprehur se fitorja e LSI është fitore edhe për socialistët dhe demokratët.
Duke iu referuar metaforës “ makinë me një timon” të kreut të qeverisë, Luan Rama tha në malësi burri mbahet prej llafi, jo prej timoni.
Ai u kërkoi votën qytetarëve kuksian ku dhe prezantoi përpara tyre programin elektoral.
“Fitorja e LSI -se shans edhe për socialistet dhe demokratet. Në malësi burri mbahet prej llafi, jo prej timoni. Fitorja e LSI-se për te ulur taksat, për me shume vende pune. LSI do te fitoje edhe ne Kukës me një kandidate nga Kukësi” tha Luan Rama.