INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Saimir Tahiri thyen heshtjen. 'Në 11 kam gjëra për t’ju thënë' [FOTO]

Saimir Tahiri thyen heshtjen. 'Në 11 kam gjëra për t’ju thënë' [FOTO]

Publikuar më: 09:23 01-11-2018

Saimir Tahiri sot thyen heshtje. Një vit pas përfshirjes së tij në çështjen Habilaj ish Ministri i Brendshëm ka vendosur të flasë për mediat. Nëpërmjet rrjeteve sociale Tahiri lajmëron se konferenca për shtyp do të mbahet në orën 11. Edhe pse një fjali e vetme ku bën lajmërimin e daljes së tij përballë gazetarëve, Saimir Tahiri lajmëron detaje të reja që do to bëjë publike pikërisht në këtë dalje publike.
Saimir Tahiri
“Pas një vit heshtje, sot kam gjëra për të thënë”.
Tre ditë më parë,Tahiri dorëzoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dokumente shtesë në lidhje me dosjen ku është i akuzuar si pjesë e grupit Habilaj. Jo zyrtarisht, mësohet se Tahiri ka dorëzuar në zarf një vendim të autoriteteve italiane të drejtësisë që kanë pushuar hetimet ndaj tij.

Ndërkohë me kërkesë të Prokurorisë shqiptare, Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë me tre muaj hetimet për ish-Ministrin e Brendshëm.saimir_tahiri_ne_fbbb.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775