Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka thyer heshtjen disa mujore në rrjetet sociale dhe e ka bërë për diçka shumë të rëndësishme pasi sot është ditë feste në familjen e ish-ministrit të Brendshëm. Djali i tij i vetëm, Drini feston sot 7 vjetorin e lindjes dhe nuk mund t’i mungonte festa surprizë që familja i kishte rezervuar të birit. Një festë mes miqve të Drinit, me tortë dedikuar atij, tullumbace e muzikë ka qenë gjithçka qe e ka surprizuar Drinin.
“Edhe 100 Drin”, shkruan Tahiri në videon e publikuar.