Tema e ditës së sotme ishte dorëheqja e Saimir Tahirit i cili nga sot nuk është më deputet. Në një konferencë për shtyp Tahiri komunikoi dorëzimin e mandatit dhe nga dita e sotme ai rrezikon të arrestohet. Gazetari Artan Hoxha deklaroi sonte në “Opinion” se Saimir Tahiri përbën një rrezik për mazhorancën nëse vendos të flasë. Hoxha u shpreh se nëse Tahiri do të flasë, maxhoranca bie.
Ai tha se ditën e sotme Saimir Tahiri u dërgoi mesazh disa emrave të mazhorancës, duke nënkuptuar një kërcënim të hapur. Gazetari theksoi se Tahiri përbën një kërcënim për maxhorancën.
“Nga ky moment Tahiri është një person i apasionuar pas aventuarave dhe që del shëtitje vetëm nga Mali me Gropa. Ai duhet të bëjë kujdes që nga dita e sotme, ai duhet të tregohet i kujdesshëm edhe për jetën që bën. Sepse përbën rrezik për maxhorancën. Po foli Tahiri rrëzohet qeveria”,-deklaroi Hoxha.