Saimiri eliminoi mbrëmjen e djeshme nga "Love Story", Arianën, vajzën me të cilën pati një takim me skena romantike. Mirëpo Saimiri është shprehur se mes tij dhe Arianës nuk ka më shumë se tërheqje fizike dhe për këtë arsye vendosi ta eliminonte.
Pas eliminimit, Ariana publikoi një foto të saj në Instagram duke falenderuar të gjithë dhe duke premtuar se nuk do të ndalet dhe rrugëtimi i saj në televizion nuk ka mbaruar.
"Dua t'ju falenderoj nga zemra për mesazhet dhe komentet e pafundme që kam marr që nga fillimi i këtij rrugëtimi e deri sot! Jam mirënjohëse të gjithë stafit, bashkëpunëtorëve, miqëve dhe mbështetësve të mi! Jam shumë e lumtur që kam fituar simpatinë dhe zemrën e mijëra njerëzve dhe ju premtoj që rrugëtimi im nuk ka mbaruar, përkundrazi sapo ka filluar", shkruan Ariana.