Publiku shqiptar e ka parë për herë të parë Saimirin në "Love Story", por për publikun gjerman ai është tashmë i njohur. 33-vjeçari ka marre pjesë në formatin gjerman "Next Please" në televizionin RTL II. Në këtë emision, Saimiri ishte në garë me disa djem të tjerë për një vajzë, pra siç janë sot vajzat në garë për të, shkruan kryefjalanews.
Saimiri nuk arriti ta fitonte zemrën e vajzës protagoniste dhe pas 6 vitesh po kërkon nusen ideale në Shqipëri. Në puntatën e djeshme, Saimiri zgjodhi të dërgonte në finale Merin dhe Generdën.