Ata janë kolegë dhe për më tepër punojnë edhe në të njëjtin televizion.
Megjithëse nuk i kemi parë ndonjëherë në shoqërinë e njëri-tjetrit, ka qenë Ermali ai që i ka vizituar djemtë në dhomën e grimit të televizionit teksa bëheshin gati për në emision. Ndërkohë që Mamaqi e nis me shakatë tij duke e quajtur Sajmirin si djalin më të bukur në planet dhe që nuk ka nevojë për grim, papritur zbulon edhe që këtij të fundit i ka mbetur hatri me të por pa e zbuluar arsyen.
“Përshëndetje! Nëse ka një njeri më të bukur në botë, ai është Sajmiri i STOP-it. Këtij i ka ngelë hatri me mua për diçka por nuk po e themi çfarë është”, thotë moderator i “Xing”
“Nuk më ka ngelë hatri mo Ermal. Është qasja jote profesionale që çaloi. Nuk është ngelje hatri, është thjeshtë për tu përmirësuar ti”, ia kthen Sajmiri duke e kritikuar. /intv.al/