INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sajmir Tahiri jep dorëheqjen? Ministri i Brendshëm me urgjencë në zyrën e Ramës

Sajmir Tahiri jep dorëheqjen? Ministri i Brendshëm me urgjencë në zyrën e Ramës

Publikuar më: 13:45 11-03-2017

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është në prag të dorëheqjes. Lajmi konfirmohet për mediat nga burime të besueshme qeveritare.

Tahiri pak minitura më parë është drejtuar me urgjencë drejt kryeministrisë ku thuhet se do t’i paraqesë edhe zyrtarisht dorëheqjen kryeministrit, Edi Rama.

Burime pranë qeverisë pohojnë për mediat se Tahiri pritet të dalë gjatë ditës së sotme për të deklaruar largimin nga detyra që mban prej tre vitesh. Bazuar tek këto burime, dorëheqja e tij shihet si një lëvizje e mazhorancës për të zgjidhur krizën politike të provokuar nga PD, krizë e cila ka bllokuar jo vetëm jetën parlamentare, por edhe raportet e Shqipërisë me SHBA dhe BE.

Ministri Tahiri ka qenë ndër zyrtarët më të sulmuar nga opozita, e cila edhe gjatë ditëve të protestës ka lëshuar akuza në drejtim të tij. Nga ‘çadra e lirisë’ PD ka kërkuar disa herë dorëheqjen e Tahirit, pasi e akuzojnë si të lidhur me drogën.

Article Logic
Execution time: 0.0037169456481934