INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Sajmir Tahiri përlot Xhemilin. Ja pse…[VIDEO]

Publikuar më: 12:05 26-05-2016

Xhemil Haluli është polici i rrugores, që pas katër dekadash punë ka dalë në penision.
Madje përkujdesja e tij duhet të ketë qënë shumë e madhe, pasi rezulton që ai ka punuar për 22 vjet me të njëjtin motor. Ministria e Brendshme i organizoi një ceremonin ditën e daljes në pension dhe Xhemili nuk është emocionuar vetëm vetë, por ka emocionuar shumë dhe Ministrin Tahiri, i cili ka publikuar dhe një video duke lënë dhe  një shënim.
“45 vjet në Polici, 22 vjet me të njëjtin motorr. Çfarë emocioni surpriza, që i rezervuam Xhemilit ditën e fundit të punës së tij. Emocion i pamasë edhe për mua. Për të gjithë ne. Pas 45 viteve në Polici, Xhemili doli sot në pension. Faleminderit me gjithë zemër për shërbimin në Policinë e Shtetit. Frymëzim për të rinjtë e të rejat, shembull për ‎policinë, që duam!” – shkruan Tahiri

Article Logic
Execution time: 0.0017201900482178