INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sajoi rrëmbimin imagjinar, policët i plotësojnë dëshirën

Sajoi rrëmbimin imagjinar, policët i plotësojnë dëshirën

Publikuar më: 10:45 12-07-2018

Zonja Ester ishte lodhur duke folur me portretet e të afërmve. Mendoi se çfarë duhet të bënte për të tërhequr vëmendjen e njerëzve. Nëna 93-vjeçare thirri policinë në orën 9:00 të mëngjesit duke sajuar një grabitje. “Ejani menjëherë, më kanë lidhur dhe po më grabisin”-tha jo ndërsa telefonoi 113-ën. Policia mbërriti pak minuta më vonë në shtëpinë e të moshuarës që ndodhet në një zonë të Napolit, në Itali. Dera ishte e hapur, Esteri qëndronte te porta duke i pritur ata. Asnjë shenjë nga grabitja, oficerët e kuptojnë se i ka gënjyer po vazhdojnë ta dëgjojnë gjyshen. Edhe ajo e pranon. Ishte vetëm dhe donte të fliste me dikë dhe të bënte një shëtitje. “Jam vetëm, kam një muaji që nuk dal nga shtëpia. Nuk kam lekë që të përballoj marrjen e një kujdestareje. A mund të më nxirrni shëtitje?”-ishin fjalët e 93-vjeçares. Policët e çojnë Esterin për të pirë një kapuçino, pastaj ecin deri në kishë. Gjyshja ndalon një moment për t'u lutur dhe flet me famullitarin, me të cilin policët kanë komunikuar ndërkohë duke i kërkuar ndihmë. Ai i premton 93-vjeçares se dikush do kujdeset për të çdo ditë. Një kujdestare do të shkojë në shtëpinë e nënë Esterit. Rasti i nënës italiane nuk është i vetëm, të moshuarit, po vuajnë braktisjen, vetëminë dhe izolimin. Të moshuarit e vetmuar janë të shumtë, kthejni sytë nga ata, kujdesuni për ta!

Article Logic
Execution time: 0.003486156463623