INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sajon rrëmbimin për t’u larguar me të dashurin e këtë e bën një politikane

Sajon rrëmbimin për t’u larguar me të dashurin e këtë e bën një politikane

Publikuar më: 18:31 12-11-2017

Kemi dëgjuar rrëfime dhe histori nga më të ndryshmet. Por historia e radhës i përket një vajzë 25-vjeçare, jo një qytetare e thjeshtë, por ish kandidate e Frontit Nacional në Francë shkruan Daily Mail.

Sandy Gaillard donte të kalonte një fundjave romantike me të dashurin dhe mendoi sesi të clirohej nga bashkëshorti duke e bërë të besonte se ishte rrëmbyer. Ai njofton policinë.

Por kur agjentët e gjetën, viktima e shtirur nuk u duk aspak në rrezik. Dhe më pas, ka rrëfyer të vërtetën. 25 vjecarja u dënua me 6 muaj burg me akuzën e mashtrimit ndaj autoriteteve, dënimi u reduktua me 50 mijë euro gjobë.

Gjithçka nisi në 22 korrik, kur gruaja i shkroi një sms bashkëshortit, duke i thënë se është rrëmbyer dhe mbyllur në një bagazh makine pranë Rieutort-de-Randon, në Lozère.
Policia, pasi zbriti në terren 50 policë dhe një helikopter për ta kërkuar, ka gjetur gruan rreth 24 orë më pas.

E zënë ngushtë para autoriteteve policore, Gaillard ka pranuar se ka sajuar gjithçka për të kaluar fundjavën me të dashurin 47-vjeç, edhe ai një ish-kandidat për deputet i Frontit Nacional.

Article Logic
Execution time: 0.0040819644927979