INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sakrificat e një modeleje na i zbulon vetë Arbenita e Feros!

Sakrificat e një modeleje na i zbulon vetë Arbenita e Feros!

Publikuar më: 21:26 27-11-2020

Modelja Arbenita Ismajli aq e përfolur në showbizin shqiptar jo vetëm për sukseset në lidhje me karrierën e saj, por edhe për shkak të lidhjes së saj tashmë të bërë publike me rreperin e famshëm Fero, di gjithmonë si të na bëjë për vete me format e saj elegante.
Shpesh herë kemi dëgjuar se modelingu kërkon sakrifica të mëdha në lidhje me përmasat e duhura trupore, dhe këtë gjë na e ka vërtetuar edhe një herë Arbenita nëpërmjet një postimi ne Instastory.
Siç duket, transformimet rrënjësore nuk i pëlqejnë aspak modeles, pasi siç edhe ajo vetë e përshkruan, pas humbjes së disa kilogramëve, ajo është prekur në shëndetin e saj mendor.
E megjithëse të humbasësh peshë mund të jetë një “ëndërr” e pa realizueshme për shumë vajza, duket se nuk mund të themi të njëjtën gjë për Arbenitën.
“Humbja e peshës më ndikon kaq shumë në shëndetin mendor! Por besoj se disi duhet të pranoj sesi trupi im ndryshon ndonjëherë.” - ka shkruan modelja.

Capture-27-1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036051273345947