Sindi nuk e ka pritur aspak mirë afrimitetin mes Olës dhe Muratit në takim. Sindi e ka cilësuar Muratin si çunak që jepet vetëm për gjënë fizike dhe bie pre e provokimeve.
Ndërkohë Murati bëri kërkesën e papritur duke i thënë Sindit ta tërheqë deklaratën që është vetëm për të në emision dhe është e lirë të dalë me kë të dojë.
Sindi e tërhoqi deklaratën dhe u shpreh tepër e zhgënjyer nga Murati.