INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Salah Abdeslam refuzon të flas në gjykatë [VIDEO]

Publikuar më: 13:57 20-05-2016

I dyshuari kryesor i sulmeve të Parisit Salah Abdeslam ka ushtruar të drejtën e tij për të qëndruar në heshtje në seancën e parë gjyqësore përpara gjykatësve francezë.

Kështu ka deklaruar avokati i tij Frank Berton, duke shtuar se Abdeslam po trajtohet padrejtësisht në burgun e sigurisë së lartë në Paris, ku është mbajtur në izolim nën mbikëqyrje që kur u transferua nga Belgjika më 27 prill.

“Ai ndihet sikur po e përgjojnë 24 orën në ditë. Survejimi i tij me kamera është i paligjshëm, i vendosur nga ministri i drejtësisë jashtë çdo kornize të ligjit. Ai nuk e kupton, ai ka përshtypjen se po trajtohet në mënyrë indiferente nga të tjerët dhe kjo e bezdis. Por jo vetëm, kjo mënyrë nuk e ndihmon atë të bashkëpunojë me organet gjyqësore“, tha Berton jashtë gjykatës penale në Paris.

Francezi, i lindur në Belgjikë u akuzua për terrorizëm dhe vrasje në Francë më 27 prill, pas ekstradimit të tij nga Belgjika. Avokati i tij tha se Abdeslam do të mbajë premtimin e tij për të folur dhe bashkëpunuar me organet, por ajo ditë nuk ishte sot.

Abdeslam, i cili u largua nga Parisi pas sulmeve në të cilat i vëllai i tij hodhi vetën në erë, qëndroi i fshehur nga policia për katër muaj. Ai u kap në lagjen Molenbek të Brukselit gjatë një operacioni anti terrorizëm më 18 mars.

Article Logic
Execution time: 0.0035810470581055