Të gjithë jemi mësuar me Salah i cili ka qënë në qendër të vëmendjes dhe jo për një mori arsyesh.
Ky i fundit nuk ia doli të kualifikonte Egjiptin për në fazën tjetër të Botërorit. E ardhmja e tij do të jetë përsëri Liverpuli. Klubi ka njoftuar rinovimin e kontratës së tij. Egjiptiani paguhej 100 mijë euro në javë, ndërsa tani kjo shumë është dyfishuar, duke shkuar në 200 mijë euro në javë. Kohëzgjatja e kontratës nuk jepet nga klubi.
Liverpool-i mbylli një sezon të jashtëzakonshëm në Europë, duke shkuar deri në finalen e Ligës së Kampionëve, që mungonte që prej vitit 2007.
Udhëheqsi i të gjithëve ishte Salah.