INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Salah te Liverpuli, mungon vetëm zyrtarizimi

Salah te Liverpuli, mungon vetëm zyrtarizimi

Publikuar më: 15:32 01-06-2017

Merkato e Liverpulit pritet të nisë me një super transferim. Bëhet fjalë për Muhamed Salah, që është fare pranë kalimit në Angli pas një super sezoni të zhvilluar me Romën në Serinë A.

Mësohet se menaxheri i lojtarit ka udhëtuar drejt Anglisë për të mbyllur marrëveshjen mes palëve, e cila pritet të kapë shifrat e 50 milionë eurove të cilat Jurgen Klop është i gatshëm t’ shpenzojë për lojtarin egjiptian.

Kujtojmë që edhe 4 vite më parë Liverpuli ishte fare pranë transferimit të Salah nga Bazeli, por atëhere sulmuesi zgjodhi të kalojë te Çelsi ku nuk gjeti kurrë hapësirë.

Pas dy sezoneve e gjysmë të luajtura me Fiorentinën dhe Romën në Serinë A, Salah është gati për një rikthim në Premier Ligë për të treguar se sa vlen në të vërtetë.

Article Logic
Execution time: 0.0036017894744873