INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sali Berisha bën deklaratat e forta: Kanë rrahur Saimir Tahirin para një javë, fisi Bajra po kërcënon Ramën me një video! [FOTO]

Sali Berisha bën deklaratat e forta: Kanë rrahur Saimir Tahirin para një javë, fisi Bajra po kërcënon Ramën me një video! [FOTO]

Publikuar më: 20:53 04-10-2018

Mbrëmjen e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se po përgatitet lirimi i grupit Bajri.

I ftuar në emisionin 360 Gradë në Ora News, Berisha tha se Rama do të sigurojë lirimin e grupit Bajri, sepse ata po e kërcënojnë kryeministrin me një video.

Berisha tha:

“Njeriu që lidh cdo fijeve të bandave më të rëndësishme të këtij vendi e ka emrin Edi Rama. Po përgatitet lirimi i Bajërve, sepse kanë videon e Edi Ramaës në lokal në Dobraç dhe po e kërcënojnë. Video me ata në aheng duke festuar dhe kjo është 100 % e sigurt”

Ish-kryeministri Sali Berisha, tha gjithashtu se ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është rrahur nga bandat e Edi Ramës pak ditë më parë. Ai tha se pasi Tahiri i përmendi ‘çatinë’ Ramës, ky i fundit urdhëroi bandat që ta rrahin.

Zheji: Keni të dhëna se ka divergjenca brenda PS-së? Kryeministri ka krijuar një kompaktësi brenda partisë. Ju keni një shenjë se ka një tërmet të padukshëm?

Berisha: Brenda tyre ka një egërsim dhe një luftë të brendshme të pa mëshirë. Del por nuk di ta lexosh. A e more vesh që e kanë rrahur Saimir Tahirin para një jave. Në mënyrë absolute bandat e Edi Ramës. Sa filloi t’i përmendi Edi Ramës çatinë. Ishte fjalë kod ajo. Sa ia përmendi këto e zhdëpën. Prandaj, këto i kanë brenda. Kryekumbari në shpellën e mafies bën ligjin.

risha.jpg

 

Sali Berisha, deklaroi gjithashtu se Shqipëria nuk do të integrohet në BE me Ramën kryeministër. Sipas tij nga momenti që Rama ka ardhur në pusht kushtet e evropianëve për Shqipërinë vetëm shtohen.

‘Me Edi Ramën, procesi për Bashkimin Evropian është i bllokuar. Merrni dokumentet dhe shihni se po të shkojmë në 2016-n kur Rama u tha shqiptarëve prisni urimin nga Berlini se kam sihariqin e pavarësisë, në atë kohë u tha se do ta japim në 2017-n, më skeptikët thanë në 2018-n, erdhi 2017-ta zero. Mos prisni ju që BE apo SHBA të fusin ushtritë për të përmbysur Edi Ramën. Ata i mbyllën dyert. Nga 5 kushte që ishin në 2016-n, ato u bënë 13 kushte në 2018-n’, deklaroi Berisha.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033221244812012