Ish-kryeministri Berisha, ka zbuluar se ekzistojnë edhe regjistrime të tjera, ndonëse ai nuk di përmbajtjen e tyre. I ftuar në emisionin “Byro Politike”, në “ABC News”, ai tha se ajo që nxorrën për ministrin Xhafaj është trungu, duke dëshmuar se ka një shtet të krimit dhe të drogës. Po kështu, Berisha citon se Rama do të shkarkojë Xhafën, duke dhënë në të njëjtën kohë edhe emrin e pasardhësit.
“E vërteta është se rregjistrime të tjera ka, por se çfarë përmbajtje kanë, nuk e di. Ajo që nxorëm për Xhafën është trungu, dhe tregon se ka një shtet të krimit dhe të drogës. Xhafa do ikë, Taulant Gjura (Balla), do të jetë ministër i ri i Brendshëm. Po Met Kanani, e di se çfarë është, ka një fuqi shumë të madhe në PS, ka gjysmën e grupit në dorë”, ka thënë ndër të tjera Berisha.