Pas deklaratës për shtyp të kryeministrit Rama në lidhje me tërheqjen e kandidatit të PS-së në Kavajë, ka reaguar edhe ish-kryeministri Berisha. Ai e quan fitore të Kavajës tërheqjen e kandidatit socialist në zgjedhjet e pjesshme vendorë më 7 maj ne Kavajë.
Ja postimi në Facebook:
“Fitoi Kavaja! Fitoi Shqipëria! Kavaja mposhti Noriegën, që për karrigen e tij mbi drogën dhe krimin do të asgjësojë votën e lirë dhe pluralizmin politik. Rroftë Kavaja! Rroftë Shqipëria! Rroftë Çadra e Lirisë dhe revolucioni demokratik! Fitore! Sb”