INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sali Berisha komenton presidentin dhe marrëveshjen: Kjo është merita e vetme e Ramës

Sali Berisha komenton presidentin dhe marrëveshjen: Kjo është merita e vetme e Ramës

Publikuar më: 20:46 23-05-2017

Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar arritjen e marrëveshjes mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, duke thënë se është një arritje e madhe dhe shumë e mirë.

Berisha nuk pranoi ti njohë merita Edi Ramës në arritjen e marrëveshjes, duke thënë se e vetmja meritë e tij është personale, pasi “shpëtoi veten nga gremina ku po shkonte me shpejtësi”.

Fjala e Berishës në emisionin “Studio e Hapur”:

Një marrëveshje është shumë e mirë, paarësisht nga komentet. Pse them shumë e mirë, sepse në kohë paqe nuk ka kurrë marrëveshje të shumës zero. Një marrëveshje shumë e mirë u votua dje në parlament dhe unë kam bindjen se çdo shqiptar fitoi dje.

Nuk ju duket pak paradoksale? Sepse është qeveria Rama që ju e keni sulmuar..

Po por mos harro se duke vlerësuar marrëveshjen ai dje më ngjiste me kapitenin që kishte marrë vjë varkë shpëtimi për vete dhe qeverinë dhe e mbyti qeverinë rrugës. Ai shkoi duke e dorëzuar pushtetin copa-copa. Rilindja ngjiste më shumë me peshkun e Plakut dhe Deti të hemingëay.

A ka Rama ndonjë meritë në këtë marrëveshje?

Pa diksutim që arritja e marrëveshjes ishte një arritje e tij personale, jo politike. Sepse ishte në të fundit “shpëto atë që mundesh” dhe ai nuk hyri në histori si njeri që do bënte zgjedhje moniste. Në këtë aspekt ai në mënyrë të papritur mori kthesën dhe këtu ai ka një arritje personale.

Sepse ai shpëtoi nga humnera me të cilën ai personalisht po drejtohej me shpejtësi.

Fitoi Edi Rama i cili në momentin vendosi të marrë një kthesë. Nuk ka asnjë rëndësi, e mori se i treguan karton të kuq, e mori se e kuptoi që nuk mund të ketë zgjedhje moniste.

Pra kanë lëshuar të dyja palët..

Nuk mund të ketë një marrëveshje ku njëra palë i merr të gjitha dhe pala tjetër i humbet të gjitha. Është e vërtetë që Rama mbeti kryeministër. Por është e vërtetë që paketa McAllister u bë dopjo.

Berisha është shprehur se Rama u kap në befasi në momentin që Basha pranoi paketën McAllister. Sipas ish-kryeministrit gabimi fatal i Edi Ramës ishte se u ul dhe shkruajti propozimin e tij gjë që hodhi poshtë atë që ishte propozuar.

Pjesë nga fjala e Berishës në studio:

Takimi i dytë Rama basha në Presidencë. Pjesa e dytë është propozuar nga Lulzim Basha. Unë personalisht kur erdhën këto letrat i them ambasadorit futi këto letrat dhe propozimin e Lulzim Bashës.

Vetingu ka qenë pjesë e kushtit nga amerikanët. Ka qenë pika e katërmbëdhjetë.

Qe një gjë e bukur shumë aty. Edi Rama kujtoi se ne nuk do ta pranonim paketën. Ambasadori ja dha edhe Edi Ramës edhe Lulzim Bashës propozimin. Meqë po i nxjerrim të gjitha. Propozimi i Edi Ramës ishte zv/ kryeministri.

Ambasadori qëndroi 90 minuta me Edi Ramën pastaj me zotin Basha, pastaj bisedoi dhe me mua në telefon. Kur zoti Basha e pohoi që ne e pranojmë plotësisht paketën e zotit Yee, e kapi Ramën në befasi dhe refuzoi. Rama bëri një gafë gjysëm fatale.

Rama u ul dhe shkrojti paketën e tij. Ajo shërbevi si dokument që ai po hedh poshtë atë që ra dakort dhe zoti Basha i qëndroi tërësisht paketës. Edi Rama kaloi tunelin sikur kaloi ylberin, ndërroi gjini.

Ish-kryeministri Sali Berisha  ka folur gjithashtu për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Berisha tha se sipas mendimit të tij presidentin duhet ta zgjidhte mazhoranca, për shkak të numrave që ajo zotëron në parlament.
“Presidenti në koceptin tim i takon mazhorancës. Unë jam person që kam zgjedhur 2 president për mos të thënë 3, kështu që nuk mund ti mohonim kësaj mazhorance zgjedhjen e presidentit. Në këtë kontekst nëse do të isha në atë tryezë unë këtë gjë do ti thoja që presidenti i takon mazhorancës. Në djeninë time ka qenë një marrëveshje që në 2014-tën mes tyre (i referohet Ilir Metës dhe Edi Ramës)”, u shpreh Sali Berisha.

Article Logic
Execution time: 0.0020170211791992