INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sali Berisha kritikon ministrin e Jashtëm gjerman: U tregua i ashpër me opozitën, foli si socialist

Sali Berisha kritikon ministrin e Jashtëm gjerman: U tregua i ashpër me opozitën, foli si socialist

Publikuar më: 22:00 26-04-2017

Ish-kryeministri Berisha iu përgjigj sot ministrit të Jashtëm gjerman, Gabriel, i cili u tregua mjaft i ashpër me opozitën dhe bojkotin e parlamentit.

Berisha tha se ministri gjerman, njëherësh zëvendës i Angela Merkel foli si socliast.

“Gabriel është një person i nderuar, por është socialist. Ai tha se unë dhe Rama jemi socialistë. Ai foli si kryesocialist në atë deklaratë”, tha Berisha.

A do të largohej Berisha po të ishte në vend të Ramës? Ja përgjigja e tij

Ish-kryeministri Berisha ka folur sot për “Tonight” të Ilva Tares për qëndrimin e PD-së në zgjedhjet e qershorit dhe se çfarë do të bënte Berisha në vend të Ramës.

Berisha tha se po të ishte në vend të Ramës do të ishte larguar menjëherë.

“Për pjesëmarrjen në zgjedhje duhet të përgjigjet kryetari e saj. Por unë mund të them se do të vazhdojë betejën e saj për votën e lirë. Shoh që Edi Rama është i vendosur për të përvetësuar për të shkuar në zgjedhje pa opozitën.

Çfarë do të bëja në vendin e Edi Ramës? Nuk do të bëja kurrë. Unë do të largohesha menjëherë. Në rastin e vitit 1997 unë u propozova një marrëveshje dhe ata nuk e pranuan, ndaj edhe nuk u largova vet.

Ish-kryeministri Berisha tha se kriza aktuale është me e rrezikshme se ajo e firmave piramidale dhe e vitit 1991.

Article Logic
Execution time: 0.0032520294189453