INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sali Berisha “plas bombën”: Dosjen e Tahirit e publikoi Edi Rama

Sali Berisha “plas bombën”: Dosjen e Tahirit e publikoi Edi Rama

Publikuar më: 20:40 24-10-2017

Këtë herë nuk e denoncoi “qytetari dixhital”, por ish-kryeministri i vendit e tha live në emision. Ai ishte i ftuar në “Studio e Hapur” me Eni Vasilin, ku tema kryesore e diskutimit ishte çështja “Tahiri”. Lidhur me këtë, Berisha dhe një deklaratë të fortë ku zbuloi për herë të parë se dosjen e ish-ministrit të Brendshëm, e ka publikuar kryeministri aktual, Edi Rama.

Moderatorja e emisionit ngriti një paralele mes përpjekjes së prokurorisë për arrestimin e Tahirit me atë të Fatos Nanos dhe Berisha dha këtë përgjigje:

“Ka një ngjashmëri në kuptimin që dosjen e Fatos Nanos e përgatiti PS e deklaroj këtu me përgjegjësi absolute pa i shtuar qoftë edhe një presje nga qeveria ime. Dosjen e Saimir Tahirit e përgatiti me një kompetencë të jashtëzakonshme institucioni më i specializuar në Europë për luftën kundër trafiqeve, antimafia italiane por e bëri publike Edvin Kristaq Rama”.

I ftuar në panel ishte edhe gazetari Robert Rakipllari i cili e pyeti Berishën nëse dosjen kundër Nanos e përgatitën italianët apo PS?

“Do që t’i them me emra. Ish-ministri Shane Kordeci. Pse u bë kjo? Në atë kohë Ramiz Alia krijoi një rivalitet absurd. Ministria e Jashtme e ndoqi problemin dhe e konstatoi këtë problem. PD nuk ka asnjë rol shtesë në atë dosje”, u përgjigj Berisha.

Article Logic
Execution time: 0.0038189888000488