INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sali Berisha sulmon ambasadorët Lu dhe Vlahutin: Mbështesin Edi Ramën, kaluan çdo kufi

Sali Berisha sulmon ambasadorët Lu dhe Vlahutin: Mbështesin Edi Ramën, kaluan çdo kufi

Publikuar më: 22:49 19-12-2017

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me sulmet ndaj ambasadorëve të SHBA-BE. Duke iu referuar qëndrimit për zgjedhjen e kryeprokurorit, por edhe për tema të tjera, ish-lideri i PD, deklaroi se Donald Lu dhe Romana Vlahutin sillen si ambasadorë të Ramës.
Në një intervistë në OraNews, Berisha deklaroi se dy ambasadorët kanë kaluar çdo lloj kufiri në mbështetje të Ramës

“Ambasadori Lu dhe Vlahutin është e vërtetë që përfaqësojnë SHBA-në dhe BE-në por është po aq e vërtetë që sillen si ambasador të Edi Ramës në BE dhe SHBA. Ata kanë kaluar çdo lloj kufiri në mbështetje ndaj Edi Ramës që unë e kam lidhur me Sorosin dhe majtizmin. Në historinë e politikës ka pasur fatkeqësira si Adolfi që ka pasur mbështetës edhe senatorë. Nëse Edi ka të përbashkët me Hitlerin është psikoza e tij. A u dhunua një deputete? A tha një fjalë shkëlqesia e tij? Zonja Kërpaçi ishte dhuna aty? Nuk kishte akt më të shëmtuar se të përgjakje një deputete siç ndodhi dje”, tha Berisha

Ish-kryeministri sulmoi edhe pasardhësin e ambasadorit Donald Lu. Berisha deklaroi se Aleksander Arvizu doli në postera elektoralë me Mark Frrokun dhe Arben Ndokën
“A të kujtohen dy deputetë të Edi Ramës? Mark Frroku dhe Arben Ndoka. A të kujtohen posterat e tyre me një ambasador dhe pas pak kohësh kthehet në Shqipëri dhe shan administratën. Paraardhësi i Lu. Arvizu. Ka bërë postera elektoralë me Mark Frrokun dhe Arben Ndokën.”, deklaroi Berisha.

Berisha deklaroi se Vlahutin është e njëanshme dhe pasionante ndaj qeverisë.
“Nuk është Brukseli zonja Vlahutin.Është përfaqësuese për të cilën ne dhe ajo vetë kemi bërë të qartë qëndrimet e saj jo miqësore ndaj opozitës. Janë eksponentë kryesorë që na kanë thënë nuk ka nevojë, se ajo sa ulet fillon me një pasion të papërmbajtur ndaj opozitës çka tregon se ajo është krejtësisht e njëanshme. Kjo është e vërteta. I keni parsysh të gjitha deklaratat e saj, po qe për to shqiptarët i kishin marrë me kohë negociatat por ja që nuk i hapën, ja që dolën fjalët e atyre që përgënjeshtroheshin këtu, ishin të vërteta. Cili është pasioni i zonjës Vlahutin për qeverinë, a është majtizmi, sorosizmi, a ka faktorë të tjerë nuk i di unë, nuk më intetresojnë. Mua më interson kjo, shqiptarëve u është thënë në mënyrë të përsëritur ajo që nuk ka ndodhur”, tha Berisha
Por pavarësisht akuzave të forta, Berisha tha se marrëdhëniet me ambasadorët i ka shumë të mira.

Article Logic
Execution time: 0.0017540454864502