INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sali Berisha tha se e kishin rrëmbyer, kryebashkiaku i Vlorës, Leli i kthen përgjigje: ‘’Jam shëndoshë e mirë…’’

Sali Berisha tha se e kishin rrëmbyer, kryebashkiaku i Vlorës, Leli i kthen përgjigje: ‘’Jam shëndoshë e mirë…’’

Publikuar më: 19:24 04-03-2019

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli është shfaqur shëndoshë e mirë pak minuta më parë në qytetin e Vlorës, aty ku iu përgjigj interesimit të gazetareve në lidhje me denoncimin e publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha pak më parë.

Ndërsa Berisha thoshte se Lelin e kanë marrë peng njerëz të botës së krimit, kryebashkiaku e mohon dhe i kujton të merret me fëmijët e tij.

“Në fakt unë jam në qytetin e Vlorë, me sa duket Saliu ka filluar të kujdeset edhe për mua. (Qesh) I këshilloj të merret me fëmijët e tij, të mos trembë fëmijët e mi. Unë jam shëndoshë e mirë, vazhdoj të punoj me miq shumë të mirë. Nuk arrijnë dot tek Dritan Leli njerëzit e tillë për të cilët shkuan Berisha”- tha Leli.

 

Article Logic
Execution time: 0.00325608253479