INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Salianji: ‘’Edi Rama ka blerë Prokurorinë! Vëllai i Fatmir Xhafës u fal nga drejtësia sepse...[VIDEO]

Salianji: ‘’Edi Rama ka blerë Prokurorinë! Vëllai i Fatmir Xhafës u fal nga drejtësia sepse...[VIDEO]

Publikuar më: 18:58 06-10-2018

Vazhdojnë akuzat e Opozitës ndaj kryeministrit Rama përsa i përket çështjes “Agron Xhafa”.

Këtë herë ka qenë deputeti i PD-së, Ervin Salianji i cili me anë të një deklarate nga selia e PD-së ka cilësuar se Prokuroria është futur në urdhrat e Edi Ramës për të shpëtuar Agron Xhafën, një person të dënuar për trafik droge.

“Askush nuk u habit sot nga kërkesa e prokurorisë që, nën urdhrat e regjisorit Edi Rama, zbatoi skenarin kriminal të urdhëruar prej tij 5 muaj më parë për të shpëtuar vëllanë e Ministrit të Brendshëm nga akuza për trafik droge.

Askush nuk u habit sot nga kërkesa e prokurorisë që, nën urdhrat e regjisorit Edi Rama, zbatoi skenarin kriminal të urdhëruar prej tij 5 muaj më parë për të shpëtuar vëllanë e Ministrit të Brendshëm nga akuza për trafik droge.

Që ditën e parë, Edi Rama foli për audio përgjim të sajuar. Dhe prokuroria kështu vendosi.

Që ditën e parë, Edi Rama shpalli se në vend të Agron Xhafës ishte një aktor. Dhe prokuroria kështu vendosi.

Që ditën e parë Edi Rama shpalli të pafajshëm Agron Xhafën nga akuza për trafik droge. Dhe prokuroria kështu vendosi.

Është e provuar se sa herë kapet në krim, Edi Rama arreston denoncuesit dhe jo kriminelët, duke përdorur çdo shantazh në favor të skenarit të tij kriminal. Deklarimi i pafajshëm i vëllait të Ministrit të Brendshëm ka qenë qëllimi kryesor i hetimeve të prokurorisë, i paracaktuar që ditën e publikimit të skandalit nga Partia Demokratike.

Me urdhër të Edi Ramës, hetimi u drejtua personalisht nga vetë Fatmir Xhafaj, nën kontrollin e të cilit janë si prokurorja e përgjithshme, ashtu edhe kryeprokurorja e krimeve të rënda.

Është fakt se Fatmir Xhafaj lejoi nisjen e hetimeve vetëm pasi siguroi largimin e të vëllait trafikant droge nga Shqipëria. Është fakt se Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama nuk bënë kurrë publik rezultatin e një ekspertize private, që provonte, sipas tyre, se Agron Xhafaj nuk ishte përfshirë në trafik droge. Është fakt se laboratori shtetëror i Ministrisë së Brendshme italiane, i shpallur nga vetë qeveria si më i specializuari në Europë për të tilla ekspertiza, refuzoi të bëhej pjesë e skenarit kriminal të qeverisë së Edi Ramës.

Hetimi provoi se prokuroria, në vend që t’i shërbejë zbulimit të së vërtetës, mbron krimin e organizuar, të lidhur direkt me qeverinë.

Edi Rama mund të paguajë, shantazhojë, blejë prokurorë e dëshmitarë, mund të sajojë përkohësisht prova dhe të shpikë aktorë, por nuk do t’ia dalë të mbulojë të vërtetën e përfshirjes së Agron Xhafës në trafikun e drogës.

Article Logic
Execution time: 0.0035049915313721