INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Salianji: Edi Rama nuk e do Vettingun në politikë

Salianji: Edi Rama nuk e do Vettingun në politikë

Publikuar më: 11:23 11-09-2018

Deputeti i PD-së Ervin Salianji, njëkohësisht koordinator i grupit të punës të ngritur nga opozita për vettingun dhe dekriminalizimin në politikë deklaroi sot se kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste nuk e duan Vettingun. Salianji shtoi se nuk ka negociata maxhorancë-opozitë pasi qeveria po shmang këtë proces. “Është e qartë se pas depozitimit të projektligjit për ndryshime për të bërë të mundur vettingun e politikanëve Rama dhe PS po e refuzon Vettingun. Ne jemi duke punuar dhe në fakt e kemi depozituar në parlament një projektligji për vettingun që mundëson largimin e të gjithë funksionarëve të lartë që kanë lidhje me krimin, duke nisur nga drejtuesit e institucioneve kushtetuese, kryeministri, deputetët, kryetarët e bashkive dhe çdo funksionari tjetët. Gjithë propaganda që bëhet nga PS dhe Rama është për t’iu shmangur vettingut të politikanëve. Vettingu ecën paralel me Vettingun në drejtësi, nuk e shmang, përkundrazi e ndihmon, largon personat e inkriminuar, apo të lidhur me krimin nga institucionet publike. Edhe sot nuk ndalohet që SPAK-u apo prokuroria e posaçme të hetojë familjarët e personave, të politikanëve apo funksionarëve publikë, por e pengon vullneti politik i kryeministrit dhe i një drejtësie të kapur prej fyti. Ne jemi duke e detajuar në mënyrë të plotë platformën për largimin e personave të inkriminuar”, deklaroi Salianji. “Është e qartë që Rama nuk e do Vettingun në Politikë”-u shpreh Salinjani. Më tej deputeti demokrat u shpreh se nuk do të ketë negociata maxhorancë-opozitë por vetëm votim të draftit të propoczuar prej tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0037429332733154