Deputeti demokrat Ervin Salianji ka publikuar akuza të reja për deputetin Balla. Ai thotë se ai ka lidhje të ngushta me kriminelë dhe sqaron se Balla ka udhëtuar 25 herë jashtë vendit me një trafikant droge. Sipas tij ai quhet Edmond Bego. Udhëtimet sipas Salianjit janë regjistruar në sistemin TIMS dhe ata kanë lëvizur me charter. Ku një udhëtim i tillë kushton 30 mijë euro. Ai kërkon që Balla të japë sqarime mbi këto udhëtime dhe arsyet pse ishte nën shoqërinë e trafikantit.
“Trafikanti ndërkombëtar i drogës Edmond Bega mori 14 milione euro në zonën elektorale të Taulant Ballës.Balla ka udhtuar mbi 25 herë me trafikantin Bego. Deputeti Balla rezulton të ketë udhëtuar me trafikantin Bego me të njëjtën makinë. Kanë udhëtuar me të njëjtin avion ku destinacion ka qenë Vjena, Parisi apo Athina,” tha Salianji.