Wiener Neustadt rikthehet te fitorja në kampionat dhe këtë e arriti falë sulmuesi shkodran Hamdi Salihi, që shënoi një dopietë në suksesin 3-1 kundër Wacker Innsbruck në transfertë. Ish-sulmuesi i Skënderbeut dhe Kombëtares me dygolëshin e realizuar sot u ngjit në kuotën e 3 rrjetave në kampionatin austriak (Liga 2).
Me këtë sukses Neustadt regjistroi fitoren e dytë në pesë ndeshje duke u ngjitur në kuotën e 8 pikëve në vend të shtatë, dy më pak se vendi i parë Wattens. Ekipi i Salihit është pretendent për t’u ngjitur në elitën e futbollit austriak këtë edicion dhe skuadra që drejtohet nga Fellner është përforcuar në merkato me këtë objektiv.