Në Itali vazhdojnë bisedimet për gjetjen e një rrugëdaljeje nga ngërçi politik që në të cilin u fut vendi në zgjedhjet e fundit.
Por krahas këtij ngërci ish-kryeministri Berlusconi di të tërheq vëmenjden në cdo rrethanë.
Dhe spektakli u dha gjatë një konferencë për mediat të kreu të Lega Nord Salvini ku Berlusconi qëndronte në të majtë të tij.Gjatë kohës kur Salvini numëronte pikat e programit të qeverisës të qendrës së djathtë, “Kavaljeri” e imitonte dhe numëronte me gishtat e dorës një e nga një ato që citonte Matteo.
Pasi Salvini përfundoi fjalën, Berlusconi iu drejtua mikrofonit, ku pasi u këshilloi gazetarëve që “të silleshin mirë”, sulmoi Lëvizjen 5 Yjet.