INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Salvini për emigrantët: Falenderojmë Shqipërinë, Francës t'i vijë turp

Salvini për emigrantët: Falenderojmë Shqipërinë, Francës t'i vijë turp

Publikuar më: 07:20 26-08-2018

Ministri i Brendshëm, i Italisë Matteo Salvini ka deklaruar se në orët në vijim të gjithë emigrantët që janë të bllokuar në anijen Diciotti do të lejohen të zbresin.
Në një transmetim direkt në profilin e tij në Facebook, ai ka dekaruar se 150 emigrantët e anijes Diciotti që prej ditësh është e ankoruar në portin e Katanias, do të zbresin në tokën italiane. Ai falenderoi Shqipërinë për gatishmërin për të marrë 20 emigrantë.
"Disa prej tyre do të shkojnë në Shqipëri. Unë falenderoj qeverinë shqiptare që u tregua më serioze se qeveria franceze. U them faleminderit shqiptarëve e turp t'u vijë francezëve. Disa prej emigratëve do të shkojnë në dy vende të tjera europiane e emigrantët që do të mbeten në Itali do të merren në kujdes të Kishës katolike", tha Salvini.

Article Logic
Execution time: 0.0036208629608154