INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Salvini për emigrimin: Merkeli e nënvlerësoi çështjen

Salvini për emigrimin: Merkeli e nënvlerësoi çështjen

Publikuar më: 10:48 04-09-2018

Çështja e emigrantëve nga Afrika po çon në një konflikt social mes vendeve të BE. Ministri i Brendshëm i Italisë si dhe zv/ kryeministri, Matteo Salvini thotë në një intervistë me Deutsche Wellen se qeveria gjermane e ka nënvlerësuar këtë rrezik për shkak të migrimit.
‘’Megjithëse normalisht mua më përshkruajnë si huligan, unë përpiqem gjithmonë të argumentoj, të diskutoj dhe të pyes. Për reformën e rregullave të Dublinit ne bëjmë propozime, presim, propozojmë. Është e qartë që unë dua t'i ndaloj të gjitha ardhjet. Vitin e fundit, në periudhën deri në gusht në Evropë erdhën 100.000 vetë dhe BE ndërmori pak ose asgjë. Këtë vit, deri tani kemi 20.000 ardhje dhe BE vazhdon të bëjë pak. Pra, unë jam gjithmonë për dialog me BE, por që prej incidentit të fundit ne zhvillojmë bisedime edhe me shtete jo anëtare të BE si Shqipëria, Serbia ose Mali i Zi. Është e sigurtë që Angela Merkel e nënvleftësoi vitet e fundit rrezikun e konflikteve sociale, kur pohoi se në Gjermani ka vend për qindra mijëra nga këta njerëz. Më kujtohet se çfarë ndodhi atë natë të Vitit të Ri në Këln dhe në vende të tjera. Megjithatë ajo që vlen është se dhuna nuk mund të jetë asnjëherë zgjidhje. Dhuna prodhon dhunë të re, por qeveria gjermane e ka nënvleftësuar problemin vite me radhë. Forcimi i "Alternativës për Gjermaninë" është reagim i fortë për këtë. Kjo është përgjigjja që përpiqen të japin shumë gjermanë të pakënaqur’’ tha Salvini.

I pyetur për konfliktin me BE për këtë çështje dhe si do të jenë marrëdhëniet në të ardhmen Salvini ka thënë:
‘Ka njerëz që spekulojnë. Ka edhe njerëz që janë kundër nesh. Angela Merkeli premton një shpërndarje (të refugjatëve) në Evropë. Me këtë qëndrim unë madje mund të jem dakord në të ardhmen e afërt. Ajo që ka rëndësi është që njerëzit të ndihmohen, në mënyrë që të mos jenë të detyruar të marrin arratinë nga vendi i tyre. Ne duhet të investojmë shpejt 500 milionë euro në Afrikë. Parë nga ky këndvështrim, unë mendoj se të dyja, Gjermania dhe Hungaria, kanë të drejtë në fusha të caktuara."
Salvini, ish-eurodeputet, ka vetëm 100 ditë në këtë post. Ai është kryetar i partisë radikale të djathtë "Lega", e cila është kundër imigrimit.

Article Logic
Execution time: 0.0038471221923828