INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sam Smith: Fitova një Oscar, por përjetova momente të tmerrshme!

Sam Smith: Fitova një Oscar, por përjetova momente të tmerrshme!

Publikuar më: 13:55 01-03-2016

Ai mund të ketë fituar një Oscar, por perfomanca e tij në mbrëmjen e madhe, nuk i pëlqeu aspak.

Bëhët fjalë për Sam Smith, ose për të parin mashkull homoseksual (siç u vetëdeklarua), i cili fitoi çmimin Oskar me këngën "Writings On The Wall" të filmit "Spectre", për t’ia dedikuar komunitetit LGBT. E megjithatë Sam Smith u shpreh për BBC se nuk i pëlqeu aspak performanca e tij, madje ishte aq nervoz gjatë gjithë kohës që këndonte sa po urrente çdo minutë që kalonte. Gjithë ky mospëlqim ka ardhur nga këngëtari në momentin kur ai mësoi se nuk ishte mashkulli i parë homoseksual që fitoi këtë çmimim prestigjoz pasi skenaristi Dustin Lance Black i rikujtoi artistit në Twitter se ai ka qënë i pari fitues për skenarin më të mirë në filmin "Milk" në 2009. Sigurisht që Sam Smith kërkoi falje pak kësaj, por në fund të fundit janë gabime që ndodhin, apo jo?

 

Article Logic
Execution time: 0.0035281181335449