INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Samanta flet për “dashurinë”, ja si nuk do të jetë i dashuri i saj [FOTO]

Samanta flet për “dashurinë”, ja si nuk do të jetë i dashuri i saj [FOTO]

Publikuar më: 14:02 06-11-2016

Bukuria dhe talenti janë mishëruar mjaft mirë te Samanta. Këngëtarja e mirënjohur,  po shijon suksesin e hiteve të saj “Na e dina” dhe “Si ai”, mirëpo jo rrallë herë është folur lart e poshtë për ndonjë mashkull në jetën e saj. Një ndër to, është Gent Fatali por vetë Samanta i hedh poshtë këto zëra. Ajo është shprehur për Prive se gjithmonë kur bën bashkëpunime përmendet, por nisur nga afrimiteti në skenë, nuk do të thotë që duhet të jetë detyrimisht në një lidhje, është diçka profesionale.   

 “Është abuzuar shumë me këtë pjesë, në fakt, por tashmë edhe jam mësuar. Unë do bëj bashkëpunime prapë me meshkujt, uroj që të mos përmenden reperat kosovarë…”, thotë Samanta.

Dhe në fund ka një mesazh për të gjithë ata që shkruajnë: “Në jetën time nuk do të ketë një bashkëshort artist. Kjo është e sigurt…”. Ndërkohë që konfirmon statusin e saj “single”. 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036067962646484