Njëra ndryshe nga tjetra, rrugët e Samanta Karavellos dhe Marsela Çibukaj u poqën në një mënyrë aspak të zakonshme.
Ne fakt ishte Marsela ajo e cila para pak javësh, përmes një postimi në Facebook-un e saj nisi gjithçka duke kritikuar tekstet e këngëve të sotme, më konkretisht atë të këngës së fundit të Samantës “Si ai”. Ndërkohë edhe pse kjo e fundit iu përgjigj koleges me një postim në Instagram, nuk ka nguruar të flasë edhe për mikrofonin e IN Tv. E pyetur nga gazetari jonë Albi Isakaj, Samanta ka thënë ndër të tjera për IN Report se është e vështirë të përdorësh gjuhën e pastër letrare kur ke të bësh me këngë reagge. Gjthashtu ajo ka theksuar se i ka vërtetuar aftësitë e saj për të kënduar live, dhe se kishte ardhur koha që ajo më në fund të fliste. Për më tepër ndiqni intervistën e plotë në linkun e mëposhtëm!