Ditën e sotme Samanta Karavello ka publikuar projektin më të ri në bashkëpunim me Elinel.
Kënga quhet 'Vonë', ndërsa në videoklip Samanta shfaqet shumë sensuale në borë. Por këngëtarja zbuloi një arsye shumë të veçantë se pse e ka publikuar pikërisht sot këtë këngë.
Në një postim në Instagram, Samanta uron nipin për ditëlindje, ndërsa tregon se ai ishte i pari që e këndoi këngën e saj dhe për këtë arsye e publikoi sot.
'GëzuarDitëlindjen Ethan. Vendosa ta publikoj këtë këngë në ditën e lindjes tënde se ti ishe i pari që e kendove me zërin tënd engjëllor! Faleminderit që na e zbukuron çdo ditë. Teja të do pafund', shkruan Samanta.