Në prurjet e hiteve verore nuk kishte si të mungonte edhe Samanta Karavella.
Këngëtarja pritet të sjellë sot në orën 19.00, klipin e saj më të ri “Na e dina”, një bashkëpunim me Gent Fatalin. Reperat kosovarë janë kthyer në të preferuarit e saj për bashkëpunime ndaj pas Skivit, Genti do të sjellë suksesin e radhës me njërën ndër këngëtaret më të klikuara për momentin. Një këngë me ritme verore, e freskët dhe me një Samantë sensuale: këtë na paraqet traileri i publikuar vetëm para dy ditësh. Ndaj bëhuni gati ta bëni pjesë të përmbledhjes së këngëve të kësaj vere në CD-në tuaj.