Mes dhjetëra arsyeve për të festuar ajo ka patur një më shumë këtë herë.
Këngëtarja ka festuar mbrëmë ditëlindjen e rrethuar nga miq të shumtë që nuk kanë nguruar aspak të krijojnë atmosferën e duhur për një rast si ky. E veshur me shumë stil, me një tufë lulesh në duar dhe tortën mbi të cilën qëndrojnë qirinjtë që formojnë numrin 26, gëzimi në sytë e Samantës i thotë të gjitha.
Disa shotsa në fund, të qeshura dhe shpengim kanë qenë gjithçka që është dashur për ta quajtur mbërmjen të kryer. Por më shumë se fjalët flasin vetë fotot e ndara në Snapchat nga këngëtarja. Ky është gëzimi i radhës për Samantën, e cila vetëm pak ditë më parë ka publikuar këngën e saj më të fundit në bashkëpunim me Gent Fatalin, “Na e dina”.